Shkup, 2 nëntor Zhurnal.mk – Dy zyrtarë policorë të punësuar në Qendrën e Pranimit për të Huaj në kuadër të Qendrës Rajonale për Çështje Kufitare “Veri” janë nën hetim për vepra penale të rënda.
Sipas Ministrisë së Punëve të Brendshme (MPB), policja B.D. dyshohet se më 28 shtator, gjatë kontrollit të çantës së një gruaje të ndaluar, i ka marrë nënës së saj një unazë ari, një unazë argjendi dhe 3.000 denarë.
Ndërkaq, B.M., përgjegjës i ndërrimit në qendër, dyshohet për ngacmim seksual ndaj së njëjtës grua. Sipas raportit, më 30 shtator ai ka ndërmarrë veprime me përmbajtje seksuale, përmes sjelljeve verbale, fizike dhe komunikimit elektronik, duke shfrytëzuar pozitën e saj të nënshtruar.
MPB ka njoftuar se ndaj të dyve do të iniciohet procedurë disiplinore dhe do të kërkohet largimi i tyre nga vendet e punës deri në përfundimin e procedurës.
