Specialja: Të paktën 303 persona u keqtrajtuan për marrjen e deklaratave dhe ndëshkim

Nga D V
9 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Prishtinë, 16 shtator, Zhurnal.mk – Trupi Gjykues i Gjykatës Speciale ka konstatuar se disa anëtarë të UÇK-së u shkaktuan qëllimisht dëmtime dhe vuajtje të rënda fizike e psikologjike të paktën 303 personave, me qëllim marrjen e deklaratave pranuese, ndëshkimin apo frikësimin e tyre për motive etnike ose politike.

Sipas konstatimeve të Trupit Gjykues, keqtrajtimi i viktimave ka ndodhur gjatë periudhës prill 1998 – qershor 1999, në 14 komuna të Kosovës, si dhe në disa lokacione në dy rrethe të Shqipërisë së Veriut.

Gjykata ka konstatuar gjithashtu se anëtarë të UÇK-së, përmes veprimeve ose mosveprimeve të qëllimshme, u shkaktuan vuajtje të rënda mendore ose fizike të paktën 348 personave që nuk merrnin pjesë aktive në luftime dhe të cilët ishin arrestuar dhe ndaluar në mënyrë arbitrare.

Konstatimet janë pjesë e gjetjeve të Trupit Gjykues lidhur me keqtrajtimin e personave të ndaluar gjatë luftës në Kosovë.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër