Spiropali takon zv.kryeministrin italian Antonio Tajani në Tiranë: Korridori VIII, një domosdoshmëri strategjike, jo vetëm projekt në letër

nga Xh M

Tiranë, 18 shkurt – Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali ka zhvilluar ditën sotme një takim bilateral në Tiranë me zëvendëskryeministrin italian Antonio Tajani.

Me anë të një postimi në Facebook, Spiropali është shprehur se marrëdhëniet e vendit tonë me Italinë po ngrihen në një tjetër nivel besimi dhe se po vendosen piketa të përbashkëta për avancimin e korridorit VIII.

Postimi i Ministres Spiropali:

“Kënaqësi takimi në Tiranë me mikun dhe kolegun Antonio Tajani, Zëvendëskryeministrin dhe Ministrin e Punëve të Jashtme dhe Bashkëpunimit Ndërkombëtar të Republikës Italiane, në një kohë kur marrëdhëniet dypalëshe të frymëzuara nga lidhjet e jashtëzakonshme historike, kulturore dhe njerëzore, po ngrihen dita ditës në një tjetër nivel besimi e ndërveprimi.

Sot në Ministerialin e Tiranës, falë edhe vendosmërisë së Ministrit Tajani, vendosëm disa piketa konkrete për progresin e mëtejshëm në praktikë të projektit të Korridorit VIII. Është momenti që segmentet tona kombëtare të avancojnë në mënyrë të sinkronizuar sepse Korridori VIII nuk është më thjesht një projekt në letër. Ai është një domosdoshmëri strategjike për vendet tona, për rajonin tonë dhe për Europën në tërësi”.

postime të lidhura

Shkruani një koment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy