Spitali i Përgjithshëm Gjilan avancon shërbimet urologjike – Realizohet për herë të pare Cystolithotripsia

Nga Xh M
A+ A-
Rivendos

Për herë të parë në Spitalin e Përgjithshëm të Gjilanit është realizuar me sukses procedura e Cystolithotripsisë, për trajtimin e një guri me madhësi rreth 2 cm në fshikëzën urinare.

Një hap i ri drejt avancimit dhe zgjerimit të shërbimeve urologjike në Spitalin e Përgjithshëm Gjilan.

Cystolithotripsia është një procedurë moderne endourologjike, e cila mundëson thyerjen dhe largimin e gurëve nga fshikëza urinare përmes kanalit urinar, pa pasur nevojë për prerje kirurgjikale.

Ekipi realizues: Operator: Dr. Hekuran Elezi – Urolog. Asistent – Dr Kushtrim Mustafa Urolog Anesteziolog: Dr. Sulltan Sylejmani, Instrumentare: Sevdije Latifi, Fatjona Xheledini.

Ecuria gjatë dhe pas ndërhyrjes ishte e mirë, ndërsa pacienti është liruar në shtëpi të nesërmen, në gjendje të mirë shëndetësore.

Ky realizim shënon një hap të rëndësishëm në avancimin e shërbimeve urologjike në Spitalin e Përgjithshëm të Gjilanit, duke mundësuar ofrimin e metodave bashkëkohore dhe minimalisht invazive për trajtimin e pacientëve tanë.

artikuj të ndërlidhura