Starmer refuzon të tërhiqet mes presionit në rritje brenda Partisë Laburiste

Nga D. V.
661 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Londër, 19 qershor, Zhurnal.mk – Kryeministri britanik, Keir Starmer deklaroi se do të garojë në çdo garë për drejtimin e Partisë Laburiste, nëse një e tillë do të nxitet si rezultat i rikthimit të Andy Burnham në Parlament, pas fitores së tij, në zgjedhjet e pjesshme në Makerfield.

Starmer hodhi poshtë thirrjet për t’i dorëzuar pushtetin Burnham, duke theksuar se nuk do të largohet nga Downing Street.

“Nëse ka një garë, po, do të kandidoj. Nuk kam ndërmend të largohem”, tha ai.

Nga ana tjetër, Burnham e cilësoi fitoren e tij si një “moment ndryshimi” për Britaninë e Madhe, duke argumentuar se vendi ka ndjekur për dekada politika, që nuk kanë funksionuar për shumë komunitete.

Ai bëri thirrje për riindustrializim, reforma në administratën shtetërore dhe ndryshime në sistemin e emigracionit.

Në fjalimin e fitores, Burnham paralajmëroi se Partia Laburiste ka një “shans të fundit për të ndryshuar”, duke u kërkuar drejtuesve të saj, të dëgjojnë pakënaqësitë e qytetarëve dhe të veprojnë pa vonesë.

Burnham fitoi zgjedhjet e pjesshme në Makerfield me një diferencë prej 9,231 votash ndaj kandidatit të “Reform UK”, Nigel Farage, duke rritur ndjeshëm mbështetjen për Laburistët në zonë.

Fitorja e tij ka rritur spekulimet për një përballje të mundshme me Starmer, për drejtimin e partisë dhe postin e kryeministrit.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër