Starmer: SHBA po përpiqet të ndikojë në demokracinë e Britanisë

Nga Xh M
802 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Londër 6 qershor Zhurnal.mk – Kryeministri britanik, Keir Starmer, ka sugjeruar se SHBA-ja po përpiqet të ndërhyjë në demokracinë britanike pasi zëvendëspresidenti i SHBA-së, JD Vance, ia la fajin migrimit masiv për vrasjen e adoleshentit britanik Henry Nowak.

Zyra e kryeministrit u përgjigj pasi Vance në një postim në X pretendoi se Nowak do të ishte gjallë “nëse brezat e fundit të elitave evropiane do të kishin qëndruar kundër politikës së pushtimit masiv të emigrantëve, shumë prej të cilëve e përçmojnë Perëndimin dhe njerëzit që e duan atë”.

Zyra e Kryeministrit duke mos e përmendur emrin e Vancet, tha se përgjigjja e saj ndaj komenteve të tij ishte se “në ditët e fundit kemi parë njerëz që përpiqen të ndërhyjnë në demokracinë tonë dhe kërkojnë të nxisin përçarje në rrugët tona”.

Një zëdhënës i qeverisë tha se familja e Nowakut ka kërkuar që vdekja e tij të mos përdoret për të krijuar përçarje, urrejtje ose tension të mëtejshëm.

Vrasja e Nowakut ka shkaktuar një protestë kombëtare, pas publikimit të pamjeve në të cilat shihen zyrtarët policorë duke e prangosur Nowakun ndërsa ai ishte në gjendje të rëndë nga plagët e shkaktuara nga thika, pasi vrasësi i tij, Vickrum Digwa, e kishte akuzuar padrejtësisht për abuzim racist. Digwa, një sikh i lindur në Britani, u dënua për vrasje me burgim të përjetshëm.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër