Startup-et shqiptare nga Piramida e Tiranës drejt Silicon Valley

nga D. V.

Në Tiranë, u çel programi i acelerimit nga Plug & Play në Shqipëri, një mundësi e re për talentet shqiptare, që ofron trajnime, mentorime dhe 8 bootcamps intensiv përgjatë 8 muajve për të përshpejtuar rritjen e startup-eve tona më premtuese.

9 startup-e shqiptare që kanë aplikuar janë përzgjedhur nga Plug & Play për të nisur këtë rrugëtim, dhe pas përfundimit të programit, do të kenë akses ekskluziv në GOAL Program në Silicon Valley.

Ministrja e Shtetit për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit, Delina Ibrahimaj siguroi se qeveria do t’i mbështesë këto startup-e në çdo hap.

“Jemi krenarë për talentet tona që po e çojnë Shqipërinë në një nivel të ri në skenën globale të inovacionit dhe do t’i mbështesim në çdo hap të kësaj rruge”, tha ajo.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More