Stevço Jakimovski ka hyrë në “Shutkë”, pritet të dalë pas Vitit të Ri

Nga I.A
605 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 15 korrik, Zhurnal.mk – Partia e Stevço Jakimovskit, Opsioni Qytetar për Maqedoninë (GROM), njoftoi se kryetari i saj vetë është paraqitur dhe ka shkuar për të vuajtur dënimin me burg prej gjashtë muaj e gjysmë, të cilin do ta kryejë në burgun “Shkup”, i njohur si “Shutkë”.

Jakimovski u dënua për ndërtimin e objekteve të forta pa leje në oborrin e ish‑selisë së Komunës së Karposhit. Ai dhe avokatët e tij pretendonin se nuk bëhej fjalë për objekte të forta, por për objekte montazhë, për të cilat nuk nevojitej leje ndërtimi.

“Në rastin e Stevço Jakimovskit, gjykata përfundimisht u konfirmua si organizatë parapolitike, e cila nuk i shërben drejtësisë, ligjeve dhe Kushtetutës, por partisë politike që është në pushtet. Është e dhimbshme që në heshtimin e kryetarit tonë Stevçe Jakimovski, krahas Hristijan Mickoskit, merr pjesë edhe sistemi gjyqësor dhe me këtë edhe një herë para syve të opinionit treguan se drejtësia është selektive: nuk vlen për ata që kanë ndërtuar ndërtime pa leje në tokë shtetërore për interes të tyre, pa paguar komunalitë dhe kanë fituar miliona, por në burg do të shkojë kryetari i komunës më i shpërblyer jo vetëm në Republikën e Maqedonisë, por edhe më gjerë.

Pa marrë parasysh gjendjen e tij shëndetësore, që ai është pacient onkologjik i pashërueshëm, ndërhyrja kirurgjikale e kryer para 12 ditësh vetëm e tregon çnjerëzoren, johumanen dhe shkeljen flagrante të të drejtave të njeriut. Nuk na çudisin kundërshtarët politikë dhe egërsia e tyre, por le t’u shërbejë për nder të gjithë atyre nga sistemi gjyqësor që të orkestruar në shërbim të pushtetit morën pjesë në heshtimin e Stevçe Jakimovskit.

Njëkohësisht u falënderojmë të gjithë qytetarëve, të njohur dhe të panjohur, që në këto njëzet ditë të fundit i kanë dhënë mbështetje të pakursyer kryetarit Jakimovski”, thuhet në kumtesën e GROM‑it.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër