Studentët kërkojnë mbështetje nga profesorët për protestën për gjuhën shqipe

Nga D. V.
447 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 1 Prill, Zhurnal.mk – Shoqatat e studentëve shqiptarë në tre universitete të Maqedonisë së Veriut sot kanë kërkuar nga proffesorët e tyre që t’i mbështesin ata për protestën e thirrur për 6 prill për të kërkuar dhënien e provimit të jurisprudencës në gjuhën amtare nga studenët e fakultetit juridik.

“Rrugëtimi ynë akademik na ka bashkuar në momente krenarie, kujtime të bukura studentore, por edhe në sfida të përbashkëta,” kanë shkruar në një thirrjen e tyre publike studentët.
“Sot gjendemi përballë një sfide të tillë, ku mbështetja dhe zëri juaj janë të domosdoshëm për ne. Unionet e studentëve në Universitetin e Tetovës, Universitetin “Nënë Tereza” dhe Universitetin e Europës Juglindore janë bashkuar për të kërkuar një të drejtë që na takon me Kushtetutë dhe ligj, por që për vite me radhë u mohohet kolegëve tanë nga Fakulteti Juridik: mundësi në për të dhënë provimin e jurisprudencës në gjuhën shqipe,” vazhduan më tutje studenët në rirrjen publike drejtuar profesorëve të tyre.

Pas refuzimit nga ana e Ministrisë së Drejtësisë, përkatësisht minstrit igor Filkov për t’ua mundësuar studentëve shqiptarë dhënien e këtij provimi në gjuhën amtare, studentët e zhgënjyer tash paknaqësinë e tyre vendosën që ta zbresin edhe në rrugët e kryeqytetit.

“Duke parë politizimin, refuzimin dhe pengesat që na paraqiten, tre unionet e studentëve kanë thirrur protestë më 6 prill, ora 12:30 në Shkup duke filluar marshutën nga Ura e Gurit. Mbështetja juaj e çmuar nuk na ka munguar asnjëherë, prandaj jemi të bindur se edhe kësaj radhe do të qëndroni pranë nesh jo vetëm brenda kampuseve universitare, por edhe përmes një mbështetjeje publike dhe pjesëmarrjes suaj në ditën e protestës. Ju ftojmë që të bëni apel publik për mbështetje masive të protestës paqësore dhe për pjesëmarrje dinjitoze,” thuhet në thirrjen e shoqatave të studentëve të tre universiteteve në fjalë.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër