Suedia: Rusia mund ta testojë unitetin e NATO-s në një të ardhme të afërt

Nga D. V.
600 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Stokholm, 12 qershor, Zhurnal.mk – Rusia mund të kërkojë të testojë unitetin e NATO-s dhe angazhimet e mbrojtjes kolektive në të ardhmen relativisht të afërt, paralajmëroi sot Komisioni i Mbrojtjes i Suedisë, transmeton Anadolu.

Në një raport të përkohshëm të cituar nga “Radio Suedia”, komisioni tha se nuk mund të përjashtohet një sulm ndaj Suedisë ose një prej aleatëve të saj.

“Një sulm i armatosur kundër Suedisë apo aleatëve tanë nuk mund të përjashtohet”, thekson raporti. Komisioni, i përbërë nga ligjvënës dhe ekspertë të qeverisë, paralajmëroi se situata e sigurisë mund të përkeqësohet me shpejtësi dhe bëri thirrje për riarmatim më të shpejtë ushtarak dhe civil të mbrojtjes.

Paralajmërimi vjen pasi Finlanda po monitoron nga afër aktivitetin ushtarak rus pranë kufirit të saj.

Ministri finlandez i Mbrojtjes, Antti Hakkanen tha për transmetuesin publik Yle se Rusia po zgjeron infrastrukturën ushtarake dhe po rrit numrin e trupave pranë Finlandës.

“Rusia po krijon njësi të reja ushtarake, duke shumëfishuar numrin e trupave si dhe po ndërton aftësi në mënyrë që të mund të mobilizojë shpejt trupat nga pjesë të tjera të Rusisë”, tha ai.

Komentet e tij pasuan raportet se Rusia po ndërton një garnizon të ri ushtarak në Petrozavodsk pranë kufirit finlandez.

Pavarësisht zhvillimeve, Hakkanen tha se nuk ka asnjë kërcënim të menjëhershëm. “Finlandezët mund të jenë plotësisht të qetë”, tha ai.

Suedia dhe Finlanda iu bashkuan NATO-s pas pushtimit të Ukrainës nga Rusia, duke i dhënë fund dekadave të mos-angazhimit ushtarak.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër