Suksesi i ushtarëve në ShBA, Osmani: Ari për FSK-në, krenari për Kosovën!

Nga D V
A+ A-
Rivendos

Prishtinë, 12 tetor, Zhurnal.mk – Deputetja e LDK-së, Vjosa Osmani ka përgëzuar pjesëtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës për sukseset e fundit në garat ndërkombëtare, duke vlerësuar medaljen e artë në “Cambrian Patrol” dhe vendin e dytë në garën “Ushtari më i mirë” në Iowa të ShBA-së.

Përmes një postimi në facebook, Osmani theksoi se FSK-ja ka dëshmuar edhe një herë përgatitjen dhe profesionalizmin e saj në mesin e ekipeve ushtarake nga vende të ndryshme të botës.

“Ari për FSK-në, krenari për Kosovën!”, ka shkruar ajo.

Sipas saj, medalja e artë në garën “Cambrian Patrol”, e fituar para pak ditësh, përbën dëshmi të aftësive, disiplinës dhe përkushtimit të pjesëtarëve të ushtrisë së Kosovës.

Osmani gjithashtu vlerësoi rezultatet e arritura nga pjesëtarët e FSK-së në garën “Ushtari më i mirë”, e zhvilluar në shtetin e Iowa-s në ShBA, ku ata zunë vendin e dytë.

Ish-presidentja uroi ushtarakët për sukseset e arritura, duke shprehur krenarinë për ta dhe për Kosovën.

“Urime ushtarakëve tanë! Krenarë me ju, krenarë me Kosovën”, ka shkruar Osmani.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër