Prishtinë, 06 tetor, Zhurnal.mk – Prokuroria Themelore e Prishtinës ka bërë ditur se është ndaluar për 48 orë, një person me inicialet F.Z, me dyshimin për sulm ndaj deputetit Fahrush Rexhepi.
Lajmin e konfirmoi për Telegrafin, zëdhënësja e Prokurorisë Themelore të Prishtinës, Kaltrina Shala.
“Referuar kërkesës suaj, ju njoftojmë se me vendim të Prokurorit të Shtetit është ndaluar për 48 ore, një person me inicialet F.Z., nën dyshimin e kryerjes se veprës penale ‘Sulmi ndaj personit zyrtar’, nga neni 402 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës”, tha Shala.
Lidhur me rastin në fjalë, Prokurori i Shtetit, pranë Gjykatës Themelore në Prishtinë ka paraqitur kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit.
“Prokurori i Shtetit, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës është duke zhvilluar veprime intensive ne identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë rast”, tha ajo.
