Suspendohen 11 zyrtarë policorë për rastin e Arlinda Zekajt

Nga D V
A+ A-
Rivendos

Prishtinë, 29 tetor, Zhurnal.mk – Policia e Kosovës ka njoftuar se me rekomandim të Inspektoratit Policor të Kosovës (IKP) ka suspenduar 11 zyrtarë policorë, lidhur me trajtimin e rastit të viktimës Arlinda Zekaj të ndodhur në Vitomiricë të Pejës.

“Ndaj zyrtarëve policorë është duke u zhvilluar një hetim paraprak nga Inspektorati Policor i Kosovës, lidhur me veprimet apo mos veprimet e tyre në rastin në fjalë.  Bazuar në rekomandimin e IPK-së, menaxhmenti i PK-së ka suspenduar: U.D/drejtorin Rajonal në DRP-Pejë, Shefin e Hetimeve Rajonale DRP – Pejë, Komandantin e Stacionit Policor – Pejë, Z.V/komandantin e Stacionit Policor – Pejë, Shefin e Sektorit të Hetimeve në Stacionin Policor –Pejë, U.D/Shefin e Sektorit të Operativës në Stacionin Policor – Pejë, Komandantin e Nënstacionit Vitomiricë dhe 4 (katër)  hetues policorë të Stacionit Policor – Pejë”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Njoftimi i plotë:

Policia e Kosovës (PK), bazuar në Ligjin e Policisë së Kosovës, Udhëzimin Administrativ për Shkeljet, Masat dhe Procedurat Disiplinore në Policinë e Kosovës si dhe rekomandimin e Inspektoratit Policor të Kosovës (IPK), ka suspenduar 11 (njëmbëdhjetë) zyrtarë policorë, lidhur me trajtimin e rastit të viktimës A. Z, të ndodhur në Vitomiricë të Pejës.

Ndaj zyrtarëve policorë është duke u zhvilluar një hetim paraprak nga Inspektorati Policor i Kosovës, lidhur me veprimet apo mos veprimet e tyre në rastin në fjalë.  Bazuar në rekomandimin e IPK-së, menaxhmenti i PK-së ka suspenduar: U.D/drejtorin Rajonal në DRP-Pejë, Shefin e Hetimeve Rajonale DRP – Pejë, Komandantin e Stacionit Policor – Pejë, Z.V/komandantin e Stacionit Policor – Pejë, Shefin e Sektorit të Hetimeve në Stacionin Policor –Pejë, U.D/Shefin e Sektorit të Operativës në Stacionin Policor – Pejë, Komandantin e Nënstacionit Vitomiricë dhe 4 (katër)  hetues policorë të Stacionit Policor – Pejë.

Suspendimet janë bërë në interes të hetimeve të pavarura, llogaridhënies institucionale dhe përgjegjësive individuale, në trajtimin e rastit. Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në ruajtjen e vlerave, integritetit dhe shërbimit në mënyrë të drejtë e të paanshme, si dhe do të bashkëpunojë ngushtë me të gjitha institucionet relevante.

artikuj të ndërlidhura