Tahiri për mungesën e energjisë elektrike: Kosovën tonë të dashur e ka mbuluar terri

Nga D V
A+ A-
Rivendos

Prishtinë, 19 nëntor, Zhurnal.mk – Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës, Besnik Tahiri, ka ngritur shqetësimin për ndërprerjet e gjata të energjisë elektrike në vend, duke thënë se ato po ua vështirësojnë jetën qytetarëve, përfshirë edhe në kryeqytet dhe qytete të tjera, raporton Ekonomia Online.

Në seancën e Kuvendit, Tahiri tha se ndërprerjet po ndodhin kryesisht në vendbanimet rurale, por se mbrëmë janë raportuar edhe në Prishtinë dhe qytete të tjera.

Ai ka kritikuar edhe çmimin e energjisë elektrike, duke thënë se familjet me gjendje të rëndë ekonomike po detyrohen të hyjnë në borxhe për t’i paguar faturat.

“Jemi duke parë që Kosovën, vendin tonë të dashur e ka mbuluar terri. Mungesa e energjisë elektrike me orë të tëra, kryesisht në lokacione në vendbanime rurale, mirëpo mbrëmë edhe në kryeqytetin, Prishtinë, edhe në qytete të tjera, realisht është duke e vështirësuar jetën e qytetarit të Kosovës në maksimum, duke i detyruar familjet e varfëra që realisht të hyjnë në borxhe për me mujt me e pagu çmimin e energjisë elektrike, e në veçanti duke e ditur se një numër i madh i familjeve kanë fëmijë në 5 zonat urbane, siç e thashë në debatin e kaluar, për energji, nxjerrja është kryesisht, mos me thënë ekskluzivisht, me energji. Është duke e bërë jetën të pajetueshme në vendin tonë”, tha ai.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër