Takim Gjorgjievski-Anderson: Avancimi i bashkëpunimit mes Qytetit të Shkupit dhe OSBE-së, me theks në këshillat lokal për parandalim

Nga B.M
638 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 10 shkurt – Kryetari i Qytetit të Shkupit, Orce Gjorgjievski dhe përfaqësuesit e Qytetit të Shkupit sot mbajtën takim pune me delegacionin e Misionit të OSBE-së në Shkup, të udhëhequr nga Eduard Anderson, shef i Departamentit për siguri dhe mbështetje të bashkësive, në të cilën, siç informojnë, janë shqyrtuar mundësitë për avancimin e bashkëpunimit mes Qytetit të Shkupit dhe OSBE-së, me theks të veçantë në përforcimin dhe rritjen e efikasitetit të këshillave lokal për parandalim.

“Të dyja palët e konfirmuan përpjekjen e përbashkët për dialog të hapur, qasje partneriteti dhe bashkëpunim të vazhdueshëm, me qëllim të avancimit të sigurisë dhe stabilitetit të bashkësive lokale dhe në interes të qytetarëve”, informojnë nga Qyteti i Shkupit.

Në takim, ku morën pjesë edhe anëtarët e delegacionit Aleksej Gavrish, Emili Geli dhe Afrim Bajrami, plotësisht, u theksua nevoja e përforcimit të mëtejshëm të planifikimit strategjik, veçanërisht në kontekst të periudhës së ardhshme deri në vitin 2026.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër