Takim mes Valbon Limanit dhe euroambasadorit Rokas

Nga D. V.
1,543 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Gostivar, 26 qershor, Zhurnal.mk – Kryetari i Komunës së Gostivarit, Valbon Limani priti sot në takim ambasadorin e Bashkimit Evropian, Mihalis Rokas, në kuadër të vizitave të tij komunave të Maqedonisë së Veriut.

Gjatë takimit, u diskutua mbi projektet aktuale dhe mundësitë e reja të bashkëpunimit, avancimin e standardeve evropiane në nivel lokal, si dhe rëndësinë e vazhdimit të procesit të integrimit evropian të Maqedonisë së Veriut.

Po ashtu, ambasadori zhvilloi një takim me kryetarin e Këshillit të Komunës, Valdet Xhaferi, dhe me këshilltarët komunalë, ku u diskutuan çështje me rëndësi për qytetarët e Gostivarit.

Para përfaqësuesve të shoqërisë civile dhe këshilltarëve komunalë, u prezantua programi ekologjik LIFE, si një nga instrumentet kryesorë të Bashkimit Evropian për mbrojtjen e mjedisit dhe ndikimin klimatik.

Bashkimi Evropian vazhdon të jetë një partner i rëndësishëm në mbështetjen e zhvillimit lokal përmes programeve dhe investimeve që kontribuojnë në një të ardhme më të qëndrueshme dhe më cilësore për qytetarët tanë.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër