“Të enjten do kemi zgjidhje finale për provimin e jurisprudencës”, Sali: Do të shohim nëse do të dërgohet në Komisionin e Venecias

Nga Xh M
A+ A-
Rivendos

Shkup, 25 maj Zhurnal.mk – “Ditën e enjte do të duhet të sillet një draft final”, kështu tha zëvendëskryeministri i parë Bekim Sali duke bërë të ditur se është formuar një grup punues që po merret me çështjen e provimit të jurisprudencës, por siç shtoi, do të shihet edhe nëse ky model i propozuar ka nevojë të dërgohet në Komisionin e Venecias ose jo.

E sa i përket çështjes se për sa të përfundojë ky proces, Sali tha se është irelevante nëse do të vonohet një muaj në Komisionin e Venecias ose menjëherë do të dërgohet për implementim, duke shtuar se nuk duhet nxituar pasi siç tha “zgjidhjet e shpejta na japin pasoja si mosharmonizim të ligjeve me ligjin e gjuhëve”.

artikuj të ndërlidhura