Të gjitha rrugët në komunën e Dibrës janë pastruar nga bora, rekomandohet kujdes

Nga admin
562 e lexuar
A+A-
Rivendos

Dibër, 11 janar – Pas reshjeve të borës që e kapluan rajonin e Dibrëss, Komuna e Dibrës, vonë pasdite informoi se të gjitha rrugët në territorin e komunës, si në qytet ashtu edh enë rajonet e fsshatrave, janë pastruar dhe janë tërësisht të kalueshme.

“Ekipet komunale ishin vazhdimisht në terren, me qëllim që të sigurohet komunikacion i sigurt dhe pa pengesa për të gjithë qytetarët. I lusim qytetarët të tregojnë kujdes të shtuar gjatë drejtimit të automjeteve, posaçërisht në orët e natës dhe të mëngjesit pas paralajmërimit për temperatura nën zero”, porosisin nga komuna.

Luten qytetarët t’i respektojnë rregulalt e komunikacionit dhe të përdorin pajisje dimërore, gjatë pastrimit të oborreve dhe trotuareve, të mo se hedhin borën në rrugë, sepse e vështirëson komunikaconin dhe e rritë rrezikun për fatkeqësi.

“Gjithashtu, të kenë kujdes gjatë parkimit të automjeteve, të mos i parkojnë në rrugë apo në vende të cilat e pengojnë komunikacionin dhe punën e mekanizmit për pastrim”, rekomandojnë nga Komuna e Dibrës. 

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër