Të jesh trajner i Realit është shumë stresuese? Ndryshimi drastik i Arbeloas për një muaj

Nga B.M
651 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Trajneri spanjoll, Alvaro Arbeloa, mori drejtimin e Real Madridit më pak se një muaj më parë, duke pasuar Xabi Alonson më 13 janar. Nisja e tij në stolin e Mbretërve nuk ishte aspak e lehtë – Reali humbi ndaj Albacetes në debutim dhe u eliminua nga Kupa e Mbretit.

Megjithatë, pas atij fillimi të vështirë, Arbeloa ka udhëhequr ekipin drejt pesë fitoreve dhe një humbjeje befasuese ndaj Benfikës në Ligën e Kampionëve, që çoi Realin jashtë 8-shes së parë dhe e detyron të kërkojë rrugën drejt 16-tave përmes play-off-eve.

Një krahasim i fotove të trajnerit nga fillimi dhe fundi i këtij muaji tregon se stresi ka lënë gjurmë, sipas gazetës spanjolle El Chiringuito, Arbeloa ka humbur ndjeshëm peshë, dhe ndryshimi duket qartë edhe në fytyrën e tij.

Megjithatë, sfidat më të mëdha ende nuk kanë ardhur, pasi sezoni hyn në fazën vendimtare me mbylljen e La Ligës dhe ndeshjet e Ligës së Kampionëve që afrojnë.

Ndeshja e radhës për Realin është kundër Real Sociedad të enjten, ndërsa javën tjetër i pret një përballje play-off kundër Benfikës. Takimi i parë në Lisbonë do të luhet të martën, dhe ndeshja e kthimit më 25 shkurt në stadiumin Bernabeu.

Aktualisht, Real Madridi gjendet një pikë pas liderëve të Barcelonës në La Liga, duke e bërë luftën për titull më të ashpër se kurrë, dhe presioni mbi Arbeloan vetëm sa po rritet. 

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër