“Të neveritshme”, kogresmeni amerikan reagon ashpër ndaj deklaratës së Paunoviqit për Kosovën

Nga D. V.
563 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Prishtinë, 22 korrik, Zhurnal.mk – Kongresmeni republikan amerikan Joe Wilson ka reaguar ashpër ndaj deklaratave të Ministres serbe të Administratës Publike, Snezhana Paunoviq, duke i cilësuar si “të neveritshme”.

Ai shtoi se deklarata të tilla janë arsyeja kryesore se përse Asambleja Parlamentare e OSBE-së nuk do ta shqyrtojë nëse Beogradi duhet ta organizojë sesionin vjetor për vitin 2027.

“Këto deklarata të neveritshme dhe nxitëse nga një zyrtare e Qeverisë serbe janë pikërisht arsyeja pse Asambleja Parlamentare e OSBE-së nuk duhet ta shqyrtojë kandidaturën e Beogradit për të organizuar sesionin vjetor të vitit 2027. OSBE-ja është krijuar për të ndërtuar konsensus në Evropë, jo për të rindezur tensionet etnike”, ka shkruar ai në X.

Deklaratat e Paunoviq kanë shkaktuar debat të madh. Ajo tha se nëse do të ishte në vendin e Slobodan Millosheviqit në vitin 1998, do të kishte kryer “spastrim etnik” në Kosovë.

Bashkimi Evropian i dënoi menjëherë këto deklarata, duke i cilësuar si të papajtueshme me vlerat evropiane dhe marrëdhënieve të mira fqinjësore.

Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës e shpalli Paunoviqin “persona non grata”, duke i vendosur ndalim të përhershëm të hyrjes dhe kalimit transit në Republikën e Kosovës.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër