“Te respektohet korniza ligjore”, qëndrimi i BE për provimin në shqip në Jurisprudencë

Nga B.M
498 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 9 prill, Zhurnal.mk – Respektim të plotë të kornizës ligjore në fuqi dhe standardeve ndërkombëtare. Kjo është përgjigja e zyrës së delegacionit të BE-së në Shkup, në pyetjen e gazetës KOHA se si e komenton kjo zyre protestën e së hënës të studentëve shqiptarë për mungesën e gjuhës shqipe në provimin e Jurisprudencës.

“Bashkimi Evropian është i themeluar mbi vlerat e lirisë, demokracisë dhe respektimit të të drejtave themelore të njeriut dhe është i përkushtuar ndaj respektimit të të drejtave themelore për lirinë e shprehjes dhe tubimit. Protestat paqësore janë një mjet legjitim për shprehjen e qëndrimeve dhe angazhimin qytetar në shoqëri. Këto të drejta janë gjithashtu të garantuara në legjislacionin kombëtar të Maqedonisë së Veriut,“ tha delegacioni i BE-së, reporton koha.mk.

“Sa i përket çështjes së provimit të Jurisprudencës në gjuhën shqipe, është e rëndësishme që kjo të diskutohet përmes një dialogu gjithëpërfshirës me ekspertë dhe praktikuesë, për të arritur një konsensus të gjerë që siguron respektimin e plotë të kornizës ligjore në fuqi dhe standardeve ndërkombëtare”, thuhet në përgjigjen e zyrës së BE-së në Shkup për koha.mk.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër