“Të të dojë një baba i shkëlqyer është dhuratë”, Jennifer Garner emocionon me dedikimin për Ben Affleck

Nga D. V.
544 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Jennifer Garner ka surprizuar ndjekësit e saj me një dedikim të veçantë për ish-bashkëshortin Ben Affleck me rastin e Ditës së Babait.

Aktorja 54-vjeçare ndau në rrjetet sociale disa fotografi të papublikuara më parë, ku fituesi i çmimit Oscar shihet në momente të ngrohta me tre fëmijët e tyre, Violet, Fin dhe Samuel.

Mes imazheve të publikuara ishte një fotografi e Affleck duke ecur dorë për dore me fëmijët e tij, si dhe një tjetër ku ai shfaqej i veshur me kostumin e Batman-it, ndërsa përqafonte djalin e tyre Samuel, shkruan DailyMail.

Në postimin e saj, Garner kujtoi gjithashtu edhe babain e ndjerë, William, për të cilin tha se kishte qenë gjithmonë një figurë e dashur në familje.

“E shoh mënyrën se si fëmijët e mi e adhurojnë babain e tyre dhe jam e lumtur për ta. Të duash dhe të të dojë një baba i shkëlqyer është një dhuratë”, shkroi aktorja, duke uruar njëkohësisht të gjithë baballarët me rastin e kësaj dite.

Jennifer Garner dhe Ben Affleck ishin të martuar nga viti 2005 deri në vitin 2018 dhe pavarësisht ndarjes, kanë ruajtur një raport të mirë për hir të fëmijëve të tyre.

Të dy janë parë shpesh së bashku në aktivitete familjare dhe kanë folur hapur për sfidat e rritjes së fëmijëve në dy familje të ndara, duke theksuar rëndësinë e bashkëprindërimit dhe mbështetjes së ndërsjellë.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër