Tek ndërtesa e “Maqedonia e Re” rikthehet energjia elektrike, punonjësit nga nesër kthehen në punë

Nga Xh M
A+ A-
Rivendos

Shkup, 7 tetor Zhurnal.mk – Ndërtesa e “Maqedonia e Re” është furnizuar sërish me energji elektrike, pas problemeve të shkaktuara nga përmbytja që goditi objektin disa ditë më parë.

Me normalizimin e furnizimit me energji elektrike, punonjësit nga nesër do të rikthehen në vendet e tyre të punës në ambientet e ndërtesës.

Ndërprerja e energjisë elektrike ndodhi pas përmbytjes, duke vështirësuar punën në objekt. Me eliminimin e problemit, kushtet për punë janë normalizuar dhe ndërtesa pritet të funksionojë sërish në mënyrë të rregullt.

artikuj të ndërlidhura