Teleferiku në Vodno nuk punon për shkak të erës së fuqishme

Nga B.M
632 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 11 janar – Ndërmarrja për Qarkullim Publik– Shkup, përmes faqes së saj në Facebook, njoftoi këtë mëngjes se teleferiku në Vodno sot nuk do të jetë në funksion për shkak të erërave të forta.

Sipas NQP-Shkup, intensiteti i erës i tejkalon kufijtë e lejuar për funksionim të rregullt dhe të sigurt të teleferikut.

“Shërbimet përgjegjëse po e ndjekin situatën në terren dhe në momentin kur do të krijohen kushte të përshtatshme të motit për punë, teleferiku do të vazhdojë me transportin e pandërprerë të udhëtarëve”, thonë nga NQP-Shkup.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër