Tiranë, 20 korrik Zhurnal.mk – Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se vendi ynë ditën e martë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme.
Moti parashikohet me kthjellime kryesisht në jug dhe alternime vranësirash mesatare e lokalisht të dendura, të cilat do të shoqërohen me reshje lokale shiu me intensitet të ulët në veri e qendër, e lokalisht shtrëngata të izoluara afatshkurtra.
Era do të fryjë me drejtim kryesor veriperëndim – juglindje me shpejtësi mesatare 7 m/s,ndërsa në bregdet në veriperëndim hera-herës pritet të fitojë shpejtësi deri 14m/s.
Valëzimi në dete i forcës 1-2 ballë.
Temperaturat parashikohen:
| QYTETET | Temperaturat | Siglat |
| Shkodër | 23/37 | Diell re shi |
| Kukës | 20/36 | Diell re shi |
| Lezhë | 21/35 | Diell re shi |
| Dibër | 19/35 | Diell re shi |
| Durrës | 21/33 | Diell re shi |
| Tiranë | 25/39 | Diell re shi |
| Elbasan | 24/40 | Diell re shi |
| Berat | 20/40 | Diell re |
| Vlorë | 23/38 | Diell re |
| Korçë | 18/36 | Diell re |
| Gjirokastër | 17/40 | Diell re |
| Sarandë | 23/38 | Diell re |
