Teheran, 22 tetor, Zhurnal.mk – Garda Revolucionare e Iranit njoftoi se disa anje cisternë me naftë kanë marrë flakë në zonën pranë Ngushticës së Hormuzit.
Sipas një deklarate të publikuar sot, Garda Revolucionare tha se katër anje cisternë u sulmuan ndërsa po transferonin naftë në anije të tjera, ndërsa tri anije të tjera goditën mina detare gjatë natës.
Këto pretendime nuk janë konfirmuar në mënyrë të pavarur nga burime të tjera.
Garda Revolucionare e cilësoi sërish të paligjshëm, kalimin e anijeve nëpër ngushticë dhe kërcënoi se do të zgjerojë sulmet kundër Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Forcat e armatosura iraniane, kanë shtuar sulmet ndaj anijeve që lundrojnë në Ngushticën e Hormuzit gjatë javëve të fundit.
Prej disa muajsh, Marina Amerikane po shoqëron anijet civile përgjatë bregdetit të Omanit, në përpjekje për të rifilluar transportin tregtar të naftës dhe gazit natyror të lëngshëm (LNG).
Pasi kalojnë nëpër këtë rrugë detare, anijet cisternë zakonisht transferojnë ngarkesën e tyre te anije të tjera që presin aty pranë.
