Tërmet 5.2 ballë në Kinë – dy të vdekur, mijëra të evakuuar

Nga D. V.
492 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Pekin, 18 maj, Zhurnal.mk – Një tërmet me magnitudë 5.2 ka goditur jugperëndimin e Kinës, në rajonin Guangxi, në orët e para të së hënës, duke shkaktuar viktima dhe dëme materiale.

Sipas autoriteteve, dy persona kanë humbur jetën, ndërsa një tjetër rezulton ende i zhdukur.

Katër persona janë dërguar në spital, por asnjëri prej tyre nuk ndodhet në rrezik për jetën, shkruan Reuters, transmeton Klankosova.tv

Mbi 7,000 banorë në qytetin Liuzhou janë evakuuar, ndërsa ekipet e kërkim-shpëtimit po vazhdojnë punën në terren.

Gjithashtu, raportohet se 13 ndërtesa janë shembur gjatë orëve të para të mëngjesit.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër