Tërmet i fuqishëm 7,1 ballë Rihter, shpallet alarmi për cunami

Nga D V
976 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Tokio, 28 korrik, Zhurnal.mk – Një tërmet me magnitudë 7,1 ballë Rihter ka goditur jugun e Japonisë, duke bërë që autoritetet të lëshojnë paralajmërim për cunami.

Agjencia Kombëtare Meteorologjike e Japonisë njoftoi sot se priten valë cunami deri në 1 metër lartësi.

Epiqendra e tërmetit u regjistrua në rajonin e Kumamotos, në ishullin jugperëndimor Kyushu, në një thellësi prej 10 kilometrash.

Deri më tani, nuk ka raportime për viktima apo dëme materiale.

Rajoni i Kumamotos u godit edhe 10 vjet më parë nga një tërmet i fuqishëm me magnitudë 7,3 ballë Rihter, i cili shkaktoi vdekjen e dhjetëra personave, detyroi dhjetëra mijëra banorë të strehoheshin përkohësisht, në qendra emergjence dhe shkaktoi dëme të mëdha në ndërtesa, përfshirë edhe Kështjellën e famshme të Kumamotos.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër