Tërmet në Bosnje

Nga D. V.
558 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Bosnje, 30 qershor, Zhurnal.mk – Një tërmet me magnitudë 3.6 ballë të shkallës Rihter goditi Bosnjën qendrore këtë mëngjes, sipas të dhënave nga Qendra Sizmologjike Evropiane-Mesdhetare (EMSC).

Tërmeti u regjistrua në orën 6:18 të mëngjesit sipas kohës lokale. Epiqendra ndodhej rreth 11 kilometra në lindje-juglindje të Zenicës, ose 43 kilometra në veriperëndim të Sarajevës, në një thellësi të vlerësuar prej 10 kilometrash.

Dridhja u ndje në Zenicë, Sarajevë dhe zonat përreth. Qytetarët ndanë përvojat e tyre në faqen e internetit të EMSC, duke deklaruar se tërmeti ishte jetëshkurtër, por mjaft i fortë për t’u ndjerë veçanërisht në ndërtesat shumëkatëshe.

“Dridhje të forta në katin e pestë në Zenicë,” shkroi një përdorues.

Aktualisht nuk ka raportime për dëme materiale ose lëndime.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër