Terras dënon deklaratën e ministres serbe: Shkatërron besimin në dialog

Nga Xh M
A+ A-
Rivendos

Bruksel, 16 korrik Zhurnal.mk – Raportuesi i Parlamentit Evropian për Kosovën, Riho Terras, ka reaguar ndaj deklaratës së ministres serbe Snezhana Paunoviq, duke e cilësuar atë si të turpshme dhe të dëmshme për besimin në dialogun e lehtësuar nga Bashkimi Evropian.

Duke e quajtur të turpshme, Terras ka cituar deklaratën e ministres serbe:

“Po të isha në vend të Millosheviqit në vitin 1998, do ta kisha spastruar etnikisht Kosovën.”

“Kjo e shkatërron seriozisht besimin në dialogun e lehtësuar nga BE-ja”, ka shkruar Raportuesi i Parlamentit Evropian për Kosovën, Riho Terra, në platformën X.

artikuj të ndërlidhura