“Arrestoni Ramën dhe Ballukun” – Mbyllet dita e 47-të e revoltës, protestuesit rikthehen te Kryeministria pas marshimit në Tiranë: Nesër më shumë!

Nga Xh M
A+ A-
Rivendos

Tiranë, 16 korrik Zhurnal.mk – Pas një marshimi masiv nëpër rrugët dhe akset kryesore të kryeqytetit, protestuesit janë rikthyer sërish aty ku nisi gjithçka, përpara godinës së Kryeministrisë, duke përmbyllur kështu zyrtarisht tubimin e sotëm.

Kjo ditë e 47-të e revoltës qytetare kundër qeverisë u karakterizua nga fjalime të ashpra, mesazhe mjaft kreative të shkruara në asfalt dhe një marshim që bllokoi për disa dhjetëra minuta nyjet kryesore të Tiranës.

Rikthimi i protestuesve përpara selisë së qeverisë u shoqërua me të njëjtat thirrje të forta që kanë karakterizuar të gjithë ditën e sotme. Me thirrjet që dëgjoheshin në kor: “Arrestoni Ramën, arresto Ballukun!”, qytetarët dhe aktivistët kanë kërkuar sërish reagimin e menjëhershëm të organeve të reja të drejtësisë ndaj aferave korruptive të denoncuara.

Përpara shpërndarjes, organizatorët dhe aktivistët kanë lënë takim për ditën e nesërme, e cila do të shënojë ditën e 48-të radhazi të kësaj qëndrese popullore. Përmes megafonëve, u bë thirrje që dita e nesërme të sjellë një pjesëmarrje edhe më të madhe të qytetarëve në bulevard për të vijuar presionin ndaj mazhorancës.

artikuj të ndërlidhura