Thaçi nga Haga: Më është mbyllur goja për të folur dhe më janë lidhur duart për të shkruar

Nga Xh M
538 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Hagë, 4 maj Zhurnal.mk – Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka dhënë një intervistë nga burgu i Hagës për emisionin “Opinion” të Blendi Fevziut.

Ai tha se procesi i gjykimit ka devijuar, dhe se i njëjti duhet të ofrojë drejtësi, e jo hakmarrje, njofton Klankosova.tv.

“Në izolim po kaloi vitin e 6 pa vendim gjyqësor. Ky proces ka devijuar duhet të ofrohet drejtësi e jo hakmarrje, s’kam çka t’i shtoj këtij konstatimi”.

“Të ishte transparent. Llogaridhënës dhe të respektojë të drejtat e njeriut”, tha Thaçi.

Thaçi po ashtu tha se në burg i “është mbyllur goja e i janë lidhur duart”.

“Më është mbyllur goja për të folur dhe më janë lidhur duart për të shkuar atë që ma do zemra e thotë plotësisht mendja”, u shpreh ish-presidenti.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër