Thaçi pret në takim Rexhepin, diskutojnë për sundimin e ligjit e pavarësinë e gjyqësorit

Nga D V
A+ A-
Rivendos

Prishtinë, 16 nëntor, Zhurnal.mk – Kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Rrustem Thaqi, ka pritur në takim Kryetarin e Gjykatës Kushtetuese, Nexhmi Rexhepi, dhe Zëvendëskryetarin, Safet Hoxha.

Përmes, një komunikate për media është bërë e ditur se Kryetari i Gjykatës Kushtetuese e përgëzoi Kryesuesin për detyrën e re, duke i uruar sukses në udhëheqjen e Këshillit Gjyqësor të Kosovës dhe në përmbushjen e përgjegjësive të mandatit të tij.

Gjatë takimit, u diskutua për sundimin e ligjit, pavarësinë e gjyqësorit, mbrojtjen e të drejtave dhe lirive themelore, si dhe për rëndësinë e bashkëpunimit ndërinstitucional në forcimin e shtetit të së drejtës.

Po ashtu, u shpreh gatishmëria për vazhdimin e bashkëpunimit ndërinstitucional dhe avancimin e performancës së sistemit gjyqësor, me qëllim të ofrimit të shërbimeve sa më efikase.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër