“Ti je paqja dhe shtëpia ime”, urimi emocionues i Dafina Zeqirit për ditëlindjen e partnerit

Nga D V
549 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Këngëtarja Dafina Zeqiri i ka dedikuar një urim partnerit të saj, Kreshnik Gjergjit, me rastin e ditëlindjes.

Përmes disa postimeve në InstaStory, artistja ndau momente të veçanta familjare, duke shprehur publikisht dashurinë dhe mirënjohjen për bashkëshortin.

Në njërën prej fotografive, ku çifti shfaqet i përqafuar, Dafina shkroi: “Gëzuar ditëlindjen paqes sime, shtëpisë sime, personit tim. Faleminderit që çdo kapitull e shkruajmë bashkë. Le ta bëjmë çdo ditëlindje edhe më të bukur. Zemra jote meriton çdo zemër”.

 Foto: Instagram

Në një tjetër imazh, Kreshniku shihet duke mbajtur në krahë fëmijën e tyre, ndërsa mbi foto shkruhet: “Gëzuar ditëlindjen babait më të mirë në botë”.

Teksa në postimin e tretë, Dafina publikoi një moment të ëmbël ku partneri i saj dhe vogëlushi flenë së bashku, duke e shoqëruar me fjalët e thjeshta: “Jeta ime”.

 Foto: Instagram

Ata janë bashkë që disa vite ku tashmë kanë edhe një djalë të quajtur, Daskan.

Çifti gjithashtu është në pritje edhe të një fëmijë tjetër. 

 Foto: Instagram

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër