Uashington, 22 gusht Zhurnal.mk – TikTok ka rënë dakord t’i paguajë 400 milionë dollarë SHBA për t’i dhënë fund një padie që pretendon se platforma e saj ka shkelur privatësinë e fëmijëve, duke shënuar një nga marrëveshjet më të mëdha ndonjëherë për këtë çështje.
Marrëveshja rrjedh nga një padi e vitit 2024 nga Departamenti i Drejtësisë nën drejtimin e ish-Presidentit Joe Biden, i cili pretendonte se TikTok dhe kompania e saj mëmë ByteDance mblodhën “sasi të mëdha të dhënash” për miliona përdorues nën moshën 13 vjeç.
Ky veprim sipas padise bie ne kundërshtim me Aktin për Mbrojtjen e Privatësisë së Fëmijëve në Internet, një ligj federal i miratuar në vitin 2000, i njëjti për të cilin dhjetëra shtete amerikane po e padisin tani Metën .
Ndërsa padia për TikTok daton para ndarjes së biznesit dhe operacioneve të TikTok në SHBA vitin e kaluar nga baza e saj origjinale në Kinë, zgjidhja përfshin vetëm operacionet e TikTok në Kinë.ByteDance, e cila është një kompani private, u vlerësua së fundmi nga investitorët në 550 miliardë dollarë .
Sipas kushteve të marrëveshjes, TikTok dhe ByteDance do t’i paguajnë menjëherë Departamentit të Drejtësisë 300 milionë dollarë dhe 100 milionë dollarë të tjerë kur qeveria të anulojë një dekret pëlqimi të vitit 2019 .
Si pjesë e marrëveshjes, paraardhësi i ByteDance, u detyrua të paguante një gjobë prej 5.7 milionë dollarësh për shkelje të ligjit te privatesise dhe të sigurohej që të kërkonte pëlqimin e prindërve për çdo përdorues nën moshën 13 vjeç.
Departamenti i drejtësisë nuk dha detaje të premten për ndonjë veprim kundër TikTok përtej gjobës. Por departamenti vuri në dukje se që kur paditi platformën, TikTok ka “pësuar ndryshime të rëndësishme”, duke përfshirë pronësinë e saj, praktikat e privatësisë dhe kontrollet e platformës për përdoruesit e rinj.
Kompani të tjera te teknologjise dhe rrjeteve sociale i kanë paguar me heret gjoba qeverisë amerikane për shkelje të ketij ligji. YouTube I Google në vitin 2019 pagoi 170 milionë dollarë, dhe Epic Games në vitin 2022 pagoi 275 milionë dollarë.
Meta po përballet gjithashtu nje process gjyqesor qe nisi kete jave per shkelje te ligjit per mbrojtjen e femijeve ne internet të pretenduara nga prokurorët e përgjithshëm të 29 shteteve të SHBA-së. Pronari i Instagram dhe Facebook të akuzuar për shënjestrimin e përdoruesve fëmijë dhe përfitimin prej tyre.
