Shkup, 7 janar – Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski me rastin e festës së madhe krishtere të Krishtlindjeve, dërgoi urime të sinqerta të gjithë besimtarëve, me dëshira për shëndet, paqe dhe mirëqenie në familjet e tyre.
“Fryma e solidaritetit, humanizmit dhe bashkëjetesës le të jetë parimi udhëheqës në përpjekjet tona të përbashkëta për një shoqëri të qëndrueshme, të drejtë dhe të sigurt”, thuhet në mesazhin e urimit nga ministri Toshkovski.

