Tragjedi në Kongo, më shumë se 20 studentë humbin jetën nga përmbysja e anijes

Nga Xh M
1,144 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Ksai, 5 korrik Zhurnal.mk – Të paktën 20 persona humbën jetën kur një varkë prej druri që transportonte studentë që po jepnin provimin shtetëror u përmbys në Kongon qendrore, njoftuan sot autoritetet e vendit.

Anija u mbyt në provincën Kasai, kur hyri në bashkimin e lumenjve Sankuru dhe Kasai, thanë prindërit e studentëve, raporton AP.

“Pati 80 të mbijetuar dhe 20 trupa të pajetë”, tha administratori i territorit Ilebo në provincën Kasai, Francois Kabula.

Chikudi Jean, i cili ishte dëshmitar i aksidentit, i tha AP-së se në bord kishte më shumë se 200 persona kur anija u fundos.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër