Tragjedi në Kretë, humb jetën 11-vjeçarja polake, u gjet pa ndjenja në pishinën e hotelit

Nga Xh M
628 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Kretë, 30 gusht Zhurnal.mk – Një vajzë 11-vjeçare nga Polonia ka humbur jetën tragjikisht në Kretë, pasi u gjet pa ndjenja në pishinën e një hoteli në zonën e Platanias, në Hania.

Fëmija ndodhej me pushime në Kretë së bashku me prindërit e saj. Sipas raportimeve, vajza u nxor nga pishina pa ndjenja dhe ekipet e shpëtimit nisën menjëherë përpjekjet për ta rikthyer në jetë.

11-vjeçarja u dërgua në Departamentin e Urgjencës, ku mjekët vijuan përpjekjet për ta rikthyer në jetë, por fatkeqësisht pa sukses.

Rrethanat se si vajza përfundoi në pishinë mbeten ende të paqarta, ndërsa autoritetet kanë nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër