Gjilan, 9 tetor Zhurnal.mk – Çifti i përfshirë në ngjarjen e rëndë në Livoq të Gjilanit, ku gruaja dyshohet se u vra nga bashkëshorti i saj, kanë dy fëmijë së bashku.
Sipas informacioneve të deritanishme, nga të shtënat me armë zjarri mbetën të vdekur gruaja dhe njëri prej vëllezërve të saj, ndërsa vëllai tjetër u plagos, raportohet në media.
Për rastin është identifikuar si i dyshuar Valon Ramushi, ndërsa motivi dhe rrethanat e plota të ngjarjes mbeten nën hetim.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore, hetuesit dhe prokurorët e shtetit, të cilët po punojnë për zbardhjen e rastit.
