Strugë, 21 nëntor Zhurnal.mk – Qytetarët e Strugës kanë shprehur pakënaqësi për gjendjen në Tregun e Gjelbër, duke ngritur shqetësime për mungesën e energjisë elektrike dhe kushtet në të cilat po zhvillohet puna në këtë hapësirë.
Qytetarët shprehen se gjatë fushatës zgjedhore nuk munguan vizitat e kandidatëve për kryetar komune në pazar, ndërsa tani, sipas tyre, tregu po përballet me probleme serioze.
“Nuk mbet kandidat për kryetar komune që në zgjedhje nuk vizitoi Pazarin. Dhe ja, pazari pa rrymë dhe gjendje kritike!”, thuhet në ankesën e qytetarëve.
Qytetarët ngren shqetësimin për situatën dhe presin që institucionet përgjegjëse të ndërmarrin masa për përmirësimin e kushteve në Tregun e Gjelbër të Strugës.

