Trendafilov: 50% e punëtorëve marrin nën 600 euro

Nga Xh M
A+ A-
Rivendos

Shkup, 4 tetor Zhurnal.mk – 50 për qind e numrit të përgjithshëm të punëtorëve në Maqedoni marrin rrogë nën 600 euro, thotë kryetari i LSM-së, Slobodan Trendafilov, në emisionin „Pas Numrave“ në TVM2.

Sipas tij, kjo është arsyeja pse sindikatat kërkojnë rritjen e pagës minimale, e cila, siç thekson, do të krijojë presion edhe për rritjen e pagave të tjera.

Trendafilov thotë se vetëm përmes rritjes së pagave mund të përmirësohet standardi jetësor i punëtorëve.

Ai vlerëson se paga mesatare nuk e pasqyron gjendjen reale të punëtorëve në Maqedoni, ndërsa rritja e saj, sipas tij, ndikon edhe në pagat e funksionarëve, të cilat llogariten në bazë të pagës mesatare.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër