Trump: Do të jem i përfshirë indirekt në bisedimet bërthamore me Iranin

Nga B.M
366 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Presidenti amerikan, Donald Trump deklaroi se do të jetë indirekt i përfshirë në bisedimet mes Iranit dhe Shteteve të Bashkuara, të cilat pritet të nisin sot më vonë në Gjenevë, sipas BBC.

Duke folur para gazetarëve në bordin e avionit presidencial “Air Force One”, Trump tha se beson që Irani dëshiron të arrijë një marrëveshje për programin e tij bërthamor.

Raundi i dytë i bisedimeve në Zvicër vjen pas kërcënimeve të përsëritura ushtarake kundër Iranit lidhur me masat shtypëse të protestave antiqeveritare dhe mosmarrëveshjet për programin bërthamor.

Ministria e Jashtme në Teheran tha  dje se qëndrimi i SHBA-së për çështjen bërthamore kishte lëvizur drejt “një qasjeje më realiste”.

Irani ka bërë të ditur se takimi i sotëm, i ndërmjetësuar nga Oman, do të fokusohet në programin e tij bërthamor dhe heqjen e mundshme të sanksioneve ekonomike të vendosura nga SHBA-ja.

Uashingtoni ka sinjalizuar më herët se dëshiron të diskutojë edhe çështje të tjera, si arsenali raketor i Iranit.

Duke i cilësuar bisedimet si “shumë të rëndësishme”, Trump sugjeroi se Teherani këtë herë është i motivuar për të negociuar.

“Nuk besoj se ata duan pasojat e mosarritjes së një marrëveshjeje”, tha ai, duke shtuar se Irani i kishte mësuar pasojat e një qëndrimi të ashpër gjatë bisedimeve verën e kaluar, kur SHBA bombardoi objektiva bërthamore iraniane.

“Mund të kishim pasur një marrëveshje në vend që të dërgonim avionët B-2 për të goditur potencialin e tyre bërthamor. Dhe ne duhej t’i dërgonim B-2”, tha Trump.

Këto deklarata vijnë mes një shtimi të pranisë ushtarake amerikane në Lindjen e Mesme javët e fundit.

Sipas imazheve satelitore aeroplanmbajtësja amerikane “USS Abraham Lincoln” ndodhet pranë Iranit.

Po ashtu, SHBA-ja raportohet se ka dërguar edhe “USS Gerald R. Ford”, anija më e madhe luftarake në botë, e cila mund të mbërrijë në rajon brenda tre javësh.

Përveç kësaj, është vërejtur rritje e pranisë së shkatërruesve, anijeve luftarake dhe avionëve luftarakë amerikanë në zonë.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër