Trump ndan postimin e ”Shoenlaw”: Një Nobel i turpshëm, Pillay urren Amerikën dhe Izraelin

Nga D V
A+ A-
Rivendos

Uashington, 09 tetor, Zhurnal.mk – Presidenti amerikan, Donald Trump ka shpërndarë në profilin e tij në Truth Social kritikat ndaj dhënies së Çmimit Nobel për Paqe Navi Pillayt.

Presidenti ka publikuar postimin e llogarisë ”Shoenlaw”, ku thuhet se ”sot, Komiteti Nobel është bërë protagonist i një turpi të pariparueshëm dhe ka zhvlerësuar Çmimin Nobel për Paqe, dikur prestigjioz, duke ia dhënë atë Navi Pillay, nga OKB-ja. Pillay ushqen një urrejtje të hapur ndaj Amerikës dhe Izraelit. Në rolin e saj, ajo ka lavdëruar terroristët dhe ka shpërblyer Hamasin. Ajo ka drejtuar një hetim farsë, duke pretenduar se Izraeli kishte kryer gjenocid dhe duke kërkuar ndjekjen e tij penale”.

”Ajo nuk gëzon asnjë besueshmëri në qarqet normale dhe nuk ka bërë kurrë asgjë për të promovuar paqen; përkundrazi, ka bërë pikërisht të kundërtën. Por çfarë mund të pritej nga një komitet që në të kaluarën ia ka dhënë çmimin e lakmuar të paqes Yasser Arafatit?”, vijon postimi i “Shoenlaw”, emri i llogarisë që i referohet studios ligjore ”Schien Law Firm”.

Komenti rendit më pas arritjet e pretenduara të Trump në përpjekjet për paqe, duke shprehur pakënaqësi për faktin që Nobelit nuk iu dha Donald Trump.

”Presidenti Trump na dhuroi Marrëveshjet e Abrahamit – të cilat bota i konsideronte të pamundura dhe që tani po zgjerohen! Ai i ktheu pengjet në shtëpi kur gjithçka dukej e humbur! Ai po bën çdo përpjekje për t’i dhënë fund luftës midis Rusisë dhe Ukrainës dhe për të ndaluar Iranin, sponsorin kryesor të terrorizmit ndërkombëtar, si dhe po përpiqet të rindërtojë Gazën, pavarësisht përpjekjeve të terroristëve për ta kontrolluar atë në çdo mënyrë”, thuhet në të.

”Lista mund të vazhdojë pafundësisht. Pikërisht këto janë rezultatet që Çmimi Nobel për Paqe duhej të kishte njohur dhe shpërblyer!!!”, përfundon ai.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër