Trump publikon video me AI ku shfaqet si mjek dhe “shëron” kritikët e tij

Nga D. V.
591 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Uashington, 03 korrik, Zhurnal.mk – Presidenti amerikan, Donald Trump, publikoi një video të gjeneruar nga Al, në të cilën ai luan rolin e një mjeku i cili pretendon se ka shëruar disa nga kritikët e tij më të famshëm nga “sindroma e çrregullimit Trump”.

Midis atyre të “shëruara” në video është aktorja Rosie O’Donnell, e cila në realitet tha se mendimi i saj për presidentin nuk ka ndryshuar, raporton Guardian.

Shtëpia e Bardhë i trajton kryesisht njoftime të tilla si humoristike dhe pjesë të stilit të komunikimit politik të presidentit.

Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Davis Ingle, tha se ishte “e drejta” e Trumpit të publikonte videon.

“Sindroma e Çrregullimit Trump është një sëmundje që për fat të keq ka gërryer trurin e shumë njerëzve”, deklaroi Ingle.

Zyrtarët nuk kanë konfirmuar nëse Shtëpia e Bardhë ka kontaktuar ndonjë nga personazhet që u përdorën në video.

Pamjet e shpërndara në profilin e udhëheqësit amerikan në Truth Social shfaq figura që e kanë kundërshtuar publikisht presidentin, përfshirë Whoopi Goldberg, Edward Norton dhe Julia Roberts.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër