Tetovë, 16 shkurt – Në kuadër të procesit gjyqësor pas propozim-aktakuzës së paraqitur për disa vepra penale që lidhen me ndërtimin e objektit të ri për nevojat e teatrit dhe bibliotekës së Tetovës, për të cilat akuzohen katër persona dhe një person juridik, sot u u dëgjuan ekspertët e propozuar nga Prokuroria.
Ata para gjykatës paraqitën një Gjetje dhe Mendim të përgatitur për pjesën ekonomike dhe ndërtimore në ndërtimin e teatrit dhe bibliotekës së re në Tetovë.
Ekspertiza është kryer me kërkesë të Prokurorisë Themelore Publike për Ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit. Për pjesën ekonomike, ekspertët Gordana Angjelkovska dhe Kire Kostov shpjeguan qëndrimet lidhur me mënyrën dhe shumën e pagesës së mjeteve financiare, në lidhje me përllogaritjen e TVSH-së.
Gjithashtu, me kërkesë të Prokurorisë Themelore Publike për Ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit, është përgatitur një ekspertizë edhe për pjesën ndërtimore të ndërtimit të teatrit dhe bibliotekës së re.
Ekspertja Divna Stançeva deklaroi se mbetet plotësisht pranë Gjetjes dhe Mendimit të përgatitur për pjesën ndërtimore të ndërtimit të objektit. Ajo iu përgjigj edhe disa pyetjeve të parashtruara nga avokatët e të akuzuarve, të lidhura me ndryshimet dhe plotësimet e Projektit për ndërtimin e objektit.
Gjykimi vazhdon më 16 mars 2026, kur ekspertët e mbrojtjes do t’i prezantojnë ekspertes gjetjet e tyre.
Në fillim të gjykimit më 25 nëntor të vitit 2015, të akuzuarit deklaruan se nuk ndiheshin fajtorë.
