Vodhën në Qendrën tregtare në Shkup, arrestohen 2 shtetase greke

Nga admin
288 e lexuar
A+A-
Rivendos

MPB njofton se me datë 15.02.2026, në orën 19:00 në Shkup, zyrtarë policorë nga Sektori për Punë të Brendshme Shkup kanë arrestuar dy shtetase të Republikës së Greqisë, 46-vjeçaren me iniciale E.P. dhe 26-vjeçaren me iniciale G.G. Ato dyshohen se një ditë më parë, më 14.02.2026, në periudhën midis orës 18:15 dhe 18:35, kanë vjedhur disa produkte kozmetike nga një pikë shitjeje në një qendër tregtare në zonën e komunës së Aerodromit. Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tyre do të ngrihet kallëzimi përkatës penal.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër