Udhëheqësia e LSDM-së dhe të gjithë anëtarët e Bordit Ekzekutiv kanë dhënë dorëheqje

nga D. V.

Shkup, 3 dhjetor – Nga LSDM njoftojnë se në seancën e sotme të Bordit Ekzekutiv të partisë, me propozim të kryetarit të partisë, Venko Filipçe – nënkryetarja, nënkryetarët, sekretari i përgjithshëm, sekretarët organizativë, si dhe të gjithë anëtarët e Bordit Ekzekutiv kanë dorëzuar dorëheqjet e tyre.

“Dorëheqjet janë dorëzuar në Komitetin Qendror të partisë dhe te kryetari Filipçe, i cili udhëheq procesin e reformave të brendshme në LSDM.

Me këtë hap të përgjegjshëm dhe moral, udhëheqësia e LSDM-së hapi hapësirë për një kapitull të ri.

Vijon një periudhë e freskimit dhe forcimit kadrovik, përfshirja e fytyrave të reja, riorganizimi strukturor dhe mobilizimi i brendshëm, për forcë dhe energji të re për LSDM-në.

Në njërën nga seancat e ardhshme të Komitetit Qendror, kryetari Filipçe do të propozojë zgjedhjen e anëtarëve të rinj të organeve të partisë dhe për funksionet do të zgjidhen personat më kompetentë,” thonë nga LSDM.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More