Shkup,, 24 korrik, Zhurnal.mk – UHMR publikoi parashikimin e motit për ditët e ardhshme. Nesër moti do të jetë me diell, me vranësira të pakta deri në mesatare lokale. Do të fryjë erë mesatare deri e fortë nga drejtimi veriperëndimor, më e theksuar në pjesët lindore dhe përgjatë Vardarit.
Gjatë fundjavës moti do të jetë i qëndrueshëm, me vranësira të pakta deri në mesatare. Reshje të reja shiu të shoqëruara me destabilizim lokal priten të hënën, ndërsa nga e marta moti sërish do të stabilizohet, me rritje të temperaturave.
