Shkup, 19 gusht – Uji në Shkup është i sigurt për pije, tregojnë rezultatet e analizave të bëra nga 208 mostra të marra nga 47 pika matëse në qytet.
“Sektori për kontroll sanitar në periudhën nga data 17.04.2023 deri më 20.04.2023 mori 120 mostra për analizë fiziko-kimike dhe 120 mostra për analizë mikrobiologjike të ujit për pije nga 43 stacione matëse në Qytetin e Shkupit. Sipas rezultateve të hulumtimit, të gjitha mostrat përputhen me Rregulloren për kërkesa për siguri dhe cilësi të ujit për pije (Gazeta Zyrtare e RMV-së, nr. 183/18)”, kumtuan nga NP “Ujësjellësi dhe kanalizimi”-Shkup.
Ndërmarrja publike, siç theksojnë nga atje, me qëllim për t’i informuar sa më mirë qytetarët e Qytetit të Shkupit këto të dhëna i publikon në raportin javor për cilësinë dhe sigurinë e ujit të pijshëm marrë nga analizat e bëra nga Sektori për kontroll sanitar.