Ulen mbërritjet e migrantëve dhe rriten kthimet

Nga D V
643 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Athinë, 21 korrik, Zhurnal.mk – Sipas burimeve të Ministrisë greke të Migracionit dhe Azilit fluksi i migrantëvë drejt Greqisë shënoi rënie të ndjeshme gjatë gjysmës së parë të vitit 2026, ndërsa numri i kthimeve të emigrantëve u rrit.

Sipas të dhënave, kalimet me rrugë detare ranë me 27% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2025.

Në detin Egje, rënia ishte edhe më e theksuar, duke arritur në 62%.

Në total, flukset migratore u ulën me mbi 15% në gjashtëmujorin e parë të vitit.

Kjo pason rënien prej 21% të regjistruar në vitin 2025 krahasuar me vitin 2024, duke konfirmuar trendin e vazhdueshëm të uljes së mbërritjeve.

Ndërkohë, autoritetet greke raportojnë përmirësim në procesin e kthimit të emigrantëve.

Numri i përgjithshëm i kthimeve u rrit me 21%.

Dëbimet e detyruara u shtuan me 40%, ndërsa kthimet vullnetare të realizuara në bashkëpunim me Organizatën Ndërkombëtare për Migracionin (IOM) u rritën me 23%.

Gjithashtu është vërejtur një ndryshim edhe në normën e njohjes së kërkesave për mbrojtje ndërkombëtare (azil).

Sipas Ministrisë greke të Migracionit dhe Azilit, norma e pranimit të kërkesave për azil ishte 39,7% në gjysmën e parë të vitit 2026, krahasuar me 58% në vitin 2025 dhe 71% në vitin 2024, duke treguar një rënie të ndjeshme gjatë dy viteve të fundit.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër